Menjëherë të fillohet me negociatat për anëtarësim në BE, për të mos u përkeqësuar situata në rajon. Kjo është kërkesa e Ministrisë për Punë të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, pas fillimit të luftës në Ukrainë.
Ministri Bujar Osmani, sot para gazetarëve tha se vetëm në këtë mënyrë, Maqedonia do të mund të ndihmojë të mos përkeqësohet situata.
“Bëjmë thirrje për kujdes më të madh këtu. Hapi urgjent është që menjëherë të zhbllokohet nisja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që të mund edhe ne të ndihmojmë për parandalimin e përkeqësimeve të mundshme. Kur ne kemi problemet tona, nuk mund të kontribuojmë. Vendimi i parë për të parandaluar përkeqësimin e situatës në rajon është menjëherë të hapen negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha Bujar Osmani.
Sipas tij, tashmë po tentohet, siç tha ai, nga qendra të caktuara që ta cenojnë besimin e qytetarëve tek institucionet. Për mbështetjen që Maqedonia i jep Ukrainës, ai thotë se në atë mënyrë ne e mbështesim veten./Telegrafi/
Oriola Marashi, e ‘zjarrtë’ në të kuqe
I shënoi dy gola Strasbourg-ut, Zhegrova në formacionin e ja...
Zelenskyy në SHBA për të prezantuar planin e ri të paqes
Takimi mes Ramës dhe Erdogan: Të forcojmë lidhjet dypalëshe
Haxhiu takon shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, flasin për r...
Haradinaj: FSK-në për dy vjet e lëshuan mbi 11 për qind e us...