MasterCard ka thënë se ka bllokuar transaksione e pagesave nga Rusia, si rezultat i sanksioneve të vendosura ndaj kësaj të fundit pas agresionit të saj në Ukrainë.
Lajmi vjen pasi Shtetet e Bashkuara, së bashku me BE-në, Britaninë e Madhe dhe Kanadanë thanë se do të ndërmarrin veprime kundër Rusisë duke larguar bankat ruse nga sistemi i pagesave ndërkombëtare SWIFT, shkruan bbc.
Këto sanksione janë vendosur për të parandaluar Bankën Qendrore të Rusisë të vendosë rezervat e saj valutore për të zbutur ndikimin e sanksioneve.
Forcat ruse kanë nisur sulmet në Ukrainë me urdhër të presidentit Vladimir Putin.
Paraprakisht, ai i ka shpallur të pavarura dy rajone separatiste në lindje të Ukrainës. Në vitin 2014, Rusia ka aneksuar edhe Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe ka nxitur lëvizjen separatiste në Ukrainën lindore. Perëndimi i ka dënuar ashpër veprimet e Rusisë, duke i cilësuar si shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. /arbresh.info/
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...