Partia maqedonase në pushtet kërkon dorëheqjen e kreut të OBRM-PDUKM-së për vendimet gjyqësore në rastin “Titanik”.
“Me vendimet gjyqësore në rastin Titanik, u vërtetua krimi i OBRM-PDUKM-së. U vërtetua se ka pasur shoqërim kriminal që ka falsifikuar vullnetin e qytetarëve, ka kryer ryshfet zgjedhore, ka keqpërdorë para dhe ka financuar ilegalisht zgjedhjet”, theksojnë nga LSDM.
Sipas tyre, pas vendimeve të djeshme, Mickoski duhet të jep dorëheqje me gjithë Komitetin Ekzekutiv për shkak se OBRM-PDUKM është parti që nuk është reformuar.
“Në rastin Titanik të akuzuar janë edhe ish-funksionarë të lartë të OBRM-PDUKM-së në mesin e të cilëve është edhe Nikolla Gruevski, Ilija Dimovski dhe Kirill Bozhinovski, Mikocksi i cili ka qenë dorë e djathtë e Gruevskit dhe këshilltari i tij dhe sekretar i përgjithshëm i partisë”, thonë nga kjo parti.
Ata shtojnë se në udhëheqësinë e re ka njerëz të Gruevskit siç është Aleksnadar Nikollovski dhe Vllado Misajllovski, por ka edhe aktakuza tjera edhe për Antonio Milloshoskin dhe Igor Janushevin.
“Për këtë shkak duhet të jep dorëheqje Mickoski me kryesinë e partisë së tij”, thuhet mes tjerash në komunikatën e LSDM-së./Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...