Gjatë pesë ditëve të fundit, ndërsa pushtimi i Rusisë ka vazhduar, bodrumet e spitaleve të fëmijëve të Ukrainës janë kthyer në strehë për t’iu fshehur bombave ruse.
Dyshekët, jastëkët dhe batanijet e hollë mbulojnë dyshemetë e korridoreve nëntokësore, ndërsa sipër dëgjohen zhurmat e shpërthimeve dhe të shtëna armësh. Prindërit u thonë qetësi fëmijëve të tyre të sëmurë, duke i inkurajuar ata të hanë ose të flenë, transmeton portal arbresh.info
Ndërkaq, mjekët dhe infermierët përpiqen të ofrojnë trajtime të mundshme, pavarësisht nga pakësimi i furnizimeve me medikamente të nevojshme, si dhe ushqim dhe ujë.
“Këta fëmijë vuajnë më shumë sepse duhet të qëndrojnë gjallë për të luftuar me kancerin – dhe kjo luftë nuk mund të presë,” tha Dr. Lesia Lysytsia përmes telefonit nga bodrumi i Okhmatdyt, një spital për fëmijë në Kiev, më i madhi në vend, ku sirenat paralajmërojnë për bombardime të mëtejshme.
Një numër fëmijësh kanë qasje vetëm në një formë bazë të kimioterapisë tani. Trajtimet e tjera janë ndërprerë, duke ngritur shqetësimin se fëmijëve mund t’iu përkeqësohet gjendja shëndetësore, shkruan NBC News.
“Ne do të llogarisim sa njerëz apo ushtarë kanë vdekur në sulme, por kurrë nuk do të llogarisim se sa pacientë nuk u diagnostikuan me kohë nga një sëmundje, sa pacientë vdiqën sepse nuk morën trajtim”, tha ajo.
Numërimi i gjakut i disa fëmijëve u ul aq shumë dhe furnizimet aq të shkurtra në Qendrën Rajonale të Onkologjisë në Kiev, saqë mjekët filluan të bënin transfuzion gjaku nga prindërit te fëmijët, tha Julia Nogovitsyna, drejtoresha e programit në Tabletochki, shoqata bamirëse më e madhe në vend për kancerin e fëmijëve.
Edhe pse situata po bëhet gjithnjë e më e paqëndrueshme, evakuimi i të sëmurëve është i vështirë.
Anëtarët e stafit të spitalit nuk e dinë se sa kohë do të zgjasë udhëtimi, çfarë furnizimesh mjekësore do të nevojiten për udhëtimin dhe çfarë rreziqesh mund të hasin në rrugë.
Megjithatë, numri i shtretërve të pacientëve në Lviv po zvogëlohet dhe kalimi i kufirit për në Poloni është i vështirë pasi qindra mijëra banorë ukrainas përpiqen të largohen nga vendi.
Nogovitsyna tha se tensioni dhe frika në kufi i kanë shtyrë refugjatët të hedhin gurë mbi makinat me fëmijë të sëmurë brenda apo edhe të godasin automjetet.
Katërmbëdhjetë fëmijë nga Kievi u futën në një autobus të hënën për në Lviv, zakonisht një udhëtim prej tre deri në katër orë. Pas tetë orësh rrugë dhe pika kontrolli ata kanë arritur në qytetin tjetër ukrainas.
Nogovitsyna ka theksuar për NBC Neës se ka qenë e dhimbshme kur dy prindër kanë ndjeku autobusin me makinë në mënyrë që të shpëtojnë vajzën e tyre 37 ditëshe, e cila ka lindur me leukemi. Në rrethana normale, fëmija do të transportohej në Lviv me ambulancë sa më shpejt që të ishte e mundur.
“Ajo është më e vështira nga të gjithë pacientët,” tha Nogovitsyna, e cila ka punuar për të përkthyer të dhënat e pacientëve për mjekët polakë që do t’i trajtojnë ata. “Unë nuk e di se si ajo do t’i mbijetojë kësaj”.
Dr. Roman Kizyma, onkologu kryesor pediatrik në Qendrën Mjekësore të Specializuar të Fëmijëve në Ukrainën Perëndimore, po punon për të përgatitur disa nga fëmijët për udhëtim dhe për të mirëpritur pacientë të rinj nga Kievi dhe Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës.
Ndërsa Lviv është më i sigurt, Kizyma tha përmes telefonit se sirenat paralajmërojnë bomba çdo disa orë.
Mjekët dhe infermierët sa herë dëgjojnë sirenat e bombave u thënë fëmijëve që të vrapojnë drejt strehimit, megjithatë, fëmijët e sëmurë që janë me oksigjen lihen pas në shtretërit e tyre.
“Është traumatizuese”, tha Kizyma, i cili ka dërguar familjen e tij për të jetuar në mal.
Për shumicën e fëmijëve, edhe pse janë më afër kufirit, evakuimi është një opsion i pamundur, sepse spitalet polake do të mbingarkoheshin dhe shumë familje kanë fëmijë të tjerë që nuk janë të sëmurë ose nuk kujdesen për të afërmit e moshuar.
Kizyma, i cili është gjithashtu një oficer në ushtrinë rezervë të Ukrainës, tha se ai beson se ukrainasit mund të jetojnë ende një jetë relativisht normale në Lviv. Spitali i tij po punon për të marrë më shumë furnizime mjekësore nga partnerët në Europë, por qyteti ende vuan nga sulmet e mëparshme.
Mjekët dhe infermierët janë zotuar se do të qëndrojnë me fëmijët e sëmurë ukrainas deri në momentin e fundit./arbresh.info/
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës