Ambasada e Kinës në Ukrainë ka njoftuar se ka filluar të evakuojë qytetarët nga vendi, sipas korrespondentit të BBC-së për Kinën, Stephen McDonell, transmeton arbesh.info.
“Ambasada e Kinës në Ukrainë thotë se tani ka filluar të nxjerrë grupe të qytetarëve kinezë jashtë vendit. #Rusi #UkrainëLufta e Rusisë”, ka shkruar ai në Twitter.
Media kineze siç thotë Global Times tha të hënën se ambasada në Ukrainë po shqyrtonte planet për evakuime për shkak të “përkeqësimit të situatës” në Ukrainë, raporton the guardian.
E ambasada tha se grupi i parë u largua dje, sipas postimeve të McDonell në Twitter, dhe se ata ishin studentë kinezë nga Kievi që shkonin në Moldavi dhe se grupe të tjera studentësh do të pasojnë./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua