08:00
Shoqata “Handikos”, së bashku me disa organizata të tjera, organizon aktivitetin me moton “Sot lëvizim bashkë!”, për nderë të 1 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)
09:15
Qendra AIRE organizon takimin rajonal “Statistikat për kthimin e pasurisë si një mjet kyç për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
10:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit të performancës “Vlera për para në ndërtimin e rrugëve lokale dhe rajonale”. I ftuar ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)
10:00
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton shqyrton Nismën Legjislative për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë se Kosovës etj. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)
10:00
Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian dhe Këshillin e Evropës, publikojnë Raportin “Vlerësimi Krahasues i të dhënave mbi funksionimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë (2014 – 2020)”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
10:00
Institucioni i Avokatit të Popullit organizon tryezë me rastin e Ditës Ndërkombëtare “Zero Diskriminim”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
10:30
Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) nënshkruan marrëveshjen për projektin “Të lidhur përmes mobilitetit” (Connected through Mobility). (Hapësirat e KEC, “Mileniumi i Tretë”, Matiçan)
11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban mbledhje. Në rend dite janë: Shqyrtimi i një kërkese të KOSTT-it, shqyrtimi i Planeve të Performancës të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)
11:00
Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile; ndryshim-plotësimin e Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale etj. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)
11:00
Partia Socialdemokrate (PSD) mban një aktivitet para Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – MBPZhR. (Para MBPZhR-së, kompleksi “Ramiz Sadiku”)
11:00
Lëvizja FOL publikon Raportin “Komunat nuk zbatojnë Udhëzimin Administrativ të MAPL-së Nr.02/2019”. (Zyrat e FOL, rr. “Andrea Gropa”, Prishtinë)
13:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për mbrojtjen e ajrit nga ndotja etj. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)
14:30
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Planin e Punës së Komisionit për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
15:00
Sindikata e Infermierëve të Kosovës marshon me moton “Paga dinjitoze, Jo diskriminimit” për të kundërshtuar rangimin sa i përket koeficienteve në Ligjin e Pagave. (Nisja nga QKUK-ja deri te Qeveria e Kosovës)
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?