Google ADS

Algjeria e gatshme të furnizojë me gaz BE-në

01:25 | 1 Mars 2022
Trina Galanxhi

Firma shtetërore e naftës dhe gazit algjeriane është gati të furnizojë BE-në me gaz shtesë nga teprica e saj, ka thënë shefi i kompanisë.

Komentet e tij kanë ardhur për shkak të rënies së furnizimit me gaz që vjen si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë, transmeton portal arbresh.info

Drejtori  i Sonatrach, Toufik Hakkar tha se kapaciteti i paplotësuar në tubacionin Transmed që lidh Algjerinë me Italinë mund të përdoret për të rritur furnizimin.

Gazi algjerian përbën rreth 11% të importeve të gazit në Europë.

SHBA ka kontaktuar me Alegjerinë dhe vendet tjera alternative të furnizimit me gaz në rast se pushtimi rus do të çonte në furnizime të ulëta në Europë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme