Sipas Filippo Grandi, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), aktualisht 520 mijë refugjatë nga Ukraina janë në vendet fqinje dhe shifra është rritur “në mënyrë eksponenciale, orë pas ore”.
Grandi , i cili iu drejtua Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përmes një teleconference nga Gjeneva, tha si ka punuar në krizat e refugjatëve për gati 40 vjet dhe “rrallë ka parë një eksod kaq të shpejtë në rritje të njerëzve, më i madhi sigurisht në Europë që nga luftrat ballkanike”, transmeton portal arbresh.info
“Mbi 280,000 kanë ikur në Poloni. 94,000 të tjerë në Hungari, afro 40,000 janë aktualisht në Moldavi; 34,000 në Rumani, 30,000 në Sllovaki, ndërsa dhjetra mijra në vendet europiane”, shtoi ai.
“Ne jemi gjithashtu të vetëdijshëm se një numër i konsiderueshëm kanë shkuar në Federatën Ruse”, tha Grandi.
Grandi tha se punonjësit humanitarë të OKB-së janë zhvendosur dhe sulmet ushtarake mund t’i detyrojnë ata të lëvizin përsëri.
“Situata po ecën kaq shpejt dhe nivelet e rrezikut janë aq të larta deri më tani, sa që është e pamundur për humanitarët të shpërndajnë në mënyrë sistematike ndihmat, ndihmën për të cilën ukrainasit kanë nevojë dëshpërimisht”, tha Grandi.
Ai ka shtuar se civilët dhe infrastruktura civile duhet të mbrohen dhe të kursehen dhe duhet t’u jepet akses humanitar atyre që ofrojnë ndihmë për ata që janë të prekur nga lufta.
“Një dështim për ta bërë këtë do të komplikojë nivelet tashmë të jashtëzakonshme të vuajtjes njerëzore”, tha ai./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...