Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), i cili po punon falë bashkëpunimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, aktualisht nuk po vuan nga tensionet ekstreme mes dy vendeve pas pushtimit rus të Ukrainës, deklaron NASA.
Megjithatë, agjencia hapësinore amerikane është ende duke punuar për zgjidhjet që do të lejojnë ISS të qëndrojë në orbitë pa ndihmën ruse, raportoi ajo, transmeton portal arbresh.info
“Aktualisht jemi duke punuar në mënyrë paqësore në hapësirë”, tha Kathy Lueders, një administratore e asociuar e NASA-s në një kohë kur Rusia është kryesisht e izoluar në skenën ndërkombëtare.
Ekipet e SHBA-së dhe Rusisë janë “ende duke folur”, “ende duke bashkëpunuar” dhe “duke punuar ashtu siç bënë tre javë më parë”, vuri në dukje ajo. Por ajo shtoi se NASA vazhdon të “monitorojë situatën”.
Rusia është e nevojshme që ISS të funksionojë mirë, sepse sistemi i saj shtytës, i cili e lejon atë të rregullojë trajektoren e saj, mbështetet në raketat ruse.
“Ne po shikojmë mënyrën se si mund të shtojmë kapacitete tjera”, thuhet në duke kujtuar se Northrop Grumman aktualisht është duke negociuar me SpaceX, raketat e së cilës tashmë po udhëtojnë drejt ISS.
Javën e kaluar, në një seri postimesh provokuese në Twitter, drejtori i agjencisë ruse të hapësirës, Dmitry Rogozin, akuzoi Uashingtonin se dëshiron të “shkatërrojë” bashkëpunimin në ISS.
“Pa Rusinë, kush do ta shpëtonte ISS nga një devijim i pakontrolluar nga trajektorja dhe nga rënia e tij në SHBA ose Evropë?”
Nuk ka vonuar dhe pronari i SpaceX, Elon Musk, i është përgjigjur atij duke postuar një foto me logon e kompanisë së tij./arbresh.info/
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...