Festivali çek i filmit Febiofest do t’i heqë çmimin Emir Kusturicës, sepse ai mbështeti Rusinë në pushtimin e saj ndaj Ukrainës.
Themeluesi i festivalit, Fero Fenic, ka kërkuar që Kusturicës t’i hiqet çmimi Febiofest që ka marrë në vitin 2017 për kontributin e tij në kinematografinë botërore, transmeton agjencia Beta, transmeton portal arbresh.info
Fenic deklaroi gjithashtu se në vitin 2017 ishte kundër që Kusturica të merrte çmimin sepse i admironte liderët totalitarë. Ai beson se Kusturica, edhe pse një regjisor i talentuar, nuk i plotëson vlerat dhe kriteret etike, morale dhe demokratike për t’u shpërblyer.
“Këto janë vlerat për të cilat ne jemi të përkushtuar, mbi bazën e të cilave është krijuar festivali. Asnjë vepër arti nuk mund të ndahet nga këto vlera. Në atë kohë drejtuesit e festivalit nuk më dëgjuan. , tha Fenic.
Drejtori aktual i festivalit, Kamil Spacil, e përshëndeti iniciativën e Fenicit dhe tha se çmimi së shpejti do t’i hiqet Kusuturicës, transmeton agjencia çeke CTK./arbresh.info/
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...
Arrestohen dy persona në Lipjan pas një mosmarrëveshje për p...
Shtetasit turk i vjedhet një çantë në Prishtinë, i’a m...