Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se në Bruksel nuk ka pasur takim trepalësh pasi që temë diskutimi ka qenë energjia.
Bislimi në një konferencë për media tha se nuk ka pasur kërkesë nga Bashkimi Evropian për asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Nuk ka pasur asnjë kërkesë nga Bashkimin Evropian as tani, as në të kaluarën për asociacionin. Nuk ka pasur takim trepalësh për arsye se tema që e kemi diskutuar ka të bëjë me energjinë, dhe tek energjia kemi folur për një marrëveshje të kaluar tek implementimi i marrëveshjeve të kaluara, partner monitorues dhe asistues e kemi Bashkimin Evropian, andaj nuk ka nevojë për takime trelateral”, tha ai./arbresh.info/
Miratohet Projektligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 203...
“Ëndrra e Evropës shtrihet në Ballkanin Perëndimor”, Von der...
Përplasen Driloni e Sara, ”Lëri njerëzit e tjerë rehat”, ”Ed...
20 arrestime dhe sekuestrim i 120 mijë eurove, operacion i p...
Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...