Arrestimi dhe pastaj lirimi i tre shtetasve të Serbisë të cilët kishin blerë emblema të UÇK-së në një dyqan të Prishtinës, ka habitur institucionet e Kosovës.
Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thanë në një konferencë për medie, se pas situatës së krijuar në Ukrainë, institucionet e sigurisë duhet të kenë bashkëpunim e jo injorim të situatës.
Haxhiu deklaroi në një konferencë për media se serbët që blenë emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), mund ta cenojnë sigurinë dhe t’i shtojnë tensionet në Kosovë.
“Institucionet e sigurisë kanë informacione se njëri prej personave të shoqëruar në polici, ka komunikime të shumta me persona nga Federata Ruse, individë të strukturave të Inteligjencës serbe, prandaj kanë mjaftuar këto informacione për të rritur dyshimin se personat në fjalë, të përgatisin një aktivitet që të cenojë sigurinë dhe t’i shtonte tensionet në Kosovë. Prokuroria i ka liruar në procedurë të rregullt dhe ky vendim është i çuditshëm, i befasishëm, për ne si Qeveri por edhe për qytetarët. Këto veprime janë injorim i ndonjë aktiviteti që do të cenonte sigurinë”, deklaroi ministrja e Drejtësisë.
Ajo kërkoi që institucionet e vendit, sidomos gjatë kësaj periudhe të krijuar në Ukrainë, të kenë bashkëpunim dhe jo injorim të rreziqeve të mundshme.“Këto veprime të fundit dëshmojmë se reformat që i kemi nisur, janë të domosdoshme, të nevojshme dhe për të cilat do të punojmë pa ndalë”, tha Haxhiu.
Në anën tjetër, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, deklaroi se Qeveria është e shqetësuar me zhvillimet në konfliktin në Ukrainë, derisa sipas tij, invasioni i synuar rus i tregon ambiciet e shteteve që s’kanë demokraci të konsoliduar.
“Po ashtu, ky konflikt na tregoi se sa i rëndësishëm është krijimi i një fronti të përbashkët mes demokracive për të pamundësuar që iniciativa të tilla ushtarake të finalizohen me sukses. Sanksionet e vendosura nga BE-ja, SHBA-ja dhe vendet e tjera e të cilave u është bashkangjitur menjëherë edhe Qeveria e Republikës së Kosovës, besojmë se do të dobësojnë fuqishëm qeverinë e Moskës dhe do të ndikojnë në tërheqjen e tyre nga planet për Ukrainën. Ne përcjellim me brengë faktin se jo të gjithë në Evropë, menjëherë dhe pa ekuivoke, u janë bashkangjitur vlerave perëndimore në dënim të agresionit rus. Kjo vlen si për Bjellorusinë, ashtu edhe për fqinjin tonë, Serbinë”, tha ai.
“Institucionet e sigurisë kanë informacione se njëri ka bashkëpunime. Përkundër këtyre informacioneve prokuroria ka liruar personat. Vendimi i prokurorisë është i çuditshëm dhe injorim i ndonjë rreziku të mundshëm. Ne kërkojmë nga institucionet e vendit që sidomos pas këtyre rrethanave të krijuara në Ukrainë dhe rreshtimit të Serbisë krah Rusisë të kemi bashkëpunim dhe jo injorim të situatave. Këto veprime të fundit dëshmojnë që reformat që kemi nisur si zministri e Drejtësisë janë të domosdoshme dhe të nevojshme”, tha Haxhiu./eo/
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës