L’Equipe raporton se Kylian Mbappe mund të hapë derën e një rinovimi me Paris Saint-Germain, veçanërisht me synimin për t’u bërë golashënuesi rekord i të gjitha kohërave të klubit duke kaluar 200 golat e Edinson Cavani.
Fituesi i Kupës së Botës kishte barazuar shifrën e Zlatan Ibrahimovic në 156 gola për Les Parisiens me dyfshishin e tij kundër Saint-Erienne të shtunën.
Sulmuesi më pas komentoi arritjen pas ndeshjes, duke thënë se “Edi mbetet përpara, të shohum se do të shkojnë gjërat. Sigurisht që të qenit golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i PSG-së nukë shtë asgjë për t’u tallur”.
Me Mbappen që ende nuk ka marrë një vendim konkret për të ardhmen e tij, veçanërisht në mes të ndeshjes në Champions League kundër Real Madrid, duket se sulmuesi po e lë derën e hapur për një zgjatje të kontratës. Kjo është veçanërisht e rëndësishme duke qenë se 23-vjeçari ka deklaruar më parë se do të donte të “linte gjurmë në mendjen e njërzve, qoftë në aspektin e statistikave apo kujtesës vizuale”.
Megjithatë, gjasat mbeten që ai të largohet në fund të sezonit, veçanërisht për shkak të ndjenjës së tij se ai ka qenë rreth bllokur në Ligue 1 dhe do të donte të fillonte një kapitull të ri.
Një tjetër factor i rëndësishëm që mund të laujë një rol në vendimin e tij është dashuria e treguar nga Parc des Prices ndaj tij në javët e fundit. Golashënuesi, i cili nuk ka qenë aq popullor sa Verratti dhe Marquinhos, ka ndjerë më parë se kontributet e tij nuk po vlerësohen.
Megjithatë, marrëdhënia e tij me tifozët duket se ka ndryshuar që nga sulmet në fillim të vitit pas shtytjes së tij për t’u larguar drejt Real Madrid./Arbresh.info
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...