Presidenti i KE-së: Do të debatojmë për anëtarësimin e Ukrainës në BE

12:32 | 28 Shkurt 2022
A. B.

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel ka deklaruar për televizionin francez BFM se BE do të mbajë një debat për anëtarësimin e Ukrainës në Union.

Ai ka theksuar se BE tashmë ka bërë një marrëveshje shumë të fuqishme me Ukrainën, e cila mund të hyjnë në fuqi në çdo moment, cnn transmeton arbresh.info

Ndërkohë, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka thënë se Ukraina i përket BE’së blloku do të donte ta shihte atë si pjesë të veten.

“Në të vërtetë, me kalimin e kohës, ata na përkasin neve. Ata janë një prej nesh dhe ne i duam ata”, tha von der Leyen.

Të hënën Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Bashkimit Evropian “ta pranojë urgjentisht Ukrainën” në bllok.

“Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që të pranojë urgjentisht Ukrainën duke përdorur një procedurë të re”, tha Zelensky në video-mesazhin e tij të fundit. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme