Google ADS

Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

11:27 | 28 Shkurt 2022
S D

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ku ndër tjerash pritet të caktohet edhe data për seancën e re plenare, raporton arbresh.info.

Ky është rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Përgatitjet për Seancën plenare të re të radhës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar,

Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për vazhdimin e masave emergjente në furnizimin e energjisë,

Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidateve për një anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave,

Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës nga komunitetet joshqiptare.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme