Google ADS

64 pacientë po trajtohen në ShSKUK nga Covid-19

11:07 | 28 Shkurt 2022
Fjolla Bajraktari

64 pacientë po trajtohen nga Covid-19 në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, prej tyre 50 janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 14 të tjerë të negativizuar. Me oksigjeno-terapi janë 38 pacientë. Në Mjekim Intensiv po trajtojhen 7 pacientë, 5 në QKUK dhe 2 në spitalet e përgjithshme, shkruan arbresh.info.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 28 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 5 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 8 pacientë

Spitali i Pejës, 1 pacient

Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

Spitalit Mitrovicës, 1 pacient

Spitali i Ferizajt, 6 pacientë

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme