Google ADS

Vetura shkel të miturin në Lipjan, dërgohet në QKUK

09:18 | 28 Shkurt 2022
A. B.

Një veturë ka shkelur një të mitur në rrugën “Dëshmorët e Kleçkës” në Lipjan.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se i mituri është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa shoferi i veturës është arrestuar, shkruan arbresh.info

Pas intervistimit, shoferi, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rr. Dëshmorët e Kleçkës, Lipjan (NN) 26.02.2022 – 16:00. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjetit me ngasës mashkull kosovar dhe një këmbësori të mitur mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./ arbresh.info/

Të ngjashme