Google ADS

“Ëndrra” e Ukrainës: Shkatërrohet avioni më i madh në botë në bazën ajrore të Kievit

00:40 | 28 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Avioni më i madh në botë, Antonov AN-225 Mriya, u shkatërrua nga një sulm rus në një aeroport afër Kievit, sipas llogarisë zyrtare të qeverisë së Ukrainës në Twitter.

Rusia mund të ketë shkatërruar ‘Mriya’ tonë”, tha Dmytro Kuleba, ministri i punëve të jashtme të Ukrainës.

“Por ata kurrë nuk do të jenë në gjendje të shkatërrojnë ëndrrën tonë për një shtet të fortë, të lirë dhe demokratik evropian.”

https://twitter.com/Ukraine/status/1497961514480902148?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1497961514480902148%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftop-channel.tv%2F2022%2F02%2F27%2Fendrra-e-ukraines-shkaterrohet-avioni-me-i-madh-ne-bote-ne-bazen-ajrore-te-kievit%2F

Mriya, që përkthehet në “ëndërr”, ishte ulur në hangarin e saj në një bazë ajrore ukrainase në Hostomel, e cila kishte qenë vendi i përleshjeve intensive të enjten kur ushtria ruse mori kontrollin e bazës ajrore”.

Imazhet satelitore nga Maxar Technologies tregojnë dëme të konsiderueshme në një pjesë të hangarit në të cilin ruhet AN-225.

Sistemi i Informacionit të Zjarrit për Menaxhimin e Burimeve të NASA-s zbuloi zjarre të shumta në aeroport, duke përfshirë edhe hangarin ku ruhet avioni.cnn/tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme