Zyrtare: 352 civilë ukrainas të vrarë nga sulmet ruse, prej tyre 14 fëmijë

22:39 | 27 Shkurt 2022
KRG

=Ministria e Shëndetësisë e Ukrainës ka bërë të ditur se 352 civilë, përfshirë 14 fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i sulmeve ruse ndaj Ukrainës.

Ministria shtoi se 1,684 njerëz, përfshirë 116 fëmijë, janë plagosur, raporton Sky News.

Situata Rusi-Ukrainë vazhdon të jetë shumë e tensionuar.

E pikërisht për këtë arsye Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara ka thirrur një mbledhje urgjente.

Kjo mbledhje është paraparë të mbahet nesër, ku do të diskutohet për luftën ruse mbi territorin ukrainas.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme