Ambasadorja e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Oksana Markova, ka bërë të ditur se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, assesi nuk do të jetë pjesë e bisedimeve mes dy palëve, Rusi-Ukrainë.
Markova në një interviste për CNN, i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin për të ndaluar luftën, ku edhe theksoj se Ukraina do të dërgojë delegatë për bisedime, përcjell arbresh.info.
Ambasadorja ka shtuar se Ukraina gjithsesi është e gatshme për bisedime, por jo të gatshëm për tu dorëzuar.
“Ne do ta mbrojmë vendin tonë, dhe në fund do të fitojmë.” – ka thënë Markova.
E pyetur në lidhje me vendosjen e forcës parandaluese nga Putini, përfshirë armët bërthamore, në gatishmëri të lartë, Markarova tha se ky është edhe një shembull tjetër i sjelljes terroriste të Rusisë.
“Ata sulmuan vendin tonë. Ata po i trembin të gjithë.” Ka thënë ambasadorja./arbresh.info/
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb