Google ADS

Dua Lipa tregon disa mënyra për të përkrahur Ukrainën

18:50 | 27 Shkurt 2022
A. B.

Ylli kosovar me famë botërore, Dua Lipa vazhdon të jetë një zë i fuqishëm kur bëhet fjalë për ngjarjet e mëdha që ndodhin përreth botës.

Ajo së fundmi ka bërë një postim në lidhje me sulmet ruse në Ukrainë, duke treguar disa mënyra për të përkrahur këtë të fundit.

Dua  tregon se do ta bëjë përmes platformës Service95, e cila hyri në treg në fillim të këtij shkurti.

“Përderisa Ukraina lufton kundër ushtrisë pushtuese të Putinit, e tërë bota dëshiron të mbështesë luftën e këtij vendi të guximshëm për liri dhe demokraci”, tha Lipa.

“Edhe ne në Service 95 duam të ndihmojmë, kjo është arsyeja se përse ne po ndajmë disa mënyrë për të mbështetur përpjekjet humanitare, për të ndihmuar me furnizime mjekësore dhe për fushatën e ushtrisë ukrainase”, ka thënë më tej ajo.

26-vjeçarja ka shpërndarë ‘link’-un në InstaStory, me anë të të cilës mund të ofrohet ndihmë. /arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme