Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK) Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova duhet të qëndrojë fuqishëm në krah me ShBA, BE-në dhe Ukrainën dhe se nuk duhet të bëhemi pre e provokimeve.
Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj tha se agresioni Rus ndaj Ukrainës është një skenar nëpër të cilin ka kaluar Kosova gjatë kohës së Millosheviqit.
“Kosova duhet të qëndrojë fuqishëm në krah me ShBA, BE-në dhe Ukrainën. Nuk duhet të bëhemi pre e provokimeve me të cilat po përballemi edhe ne. Lufta me dezinformata dhe lajme të rrejshme nuk na kursen as neve, andaj edhe duhet të jemi të kujdesshëm”.
“Agresioni Rus ndaj Ukrainës është një skenar nëpër të cilin ka kaluar Kosova gjatë kohës së Millosheviqit. Fatkeqësisht ky agresion vazhdon nga Putini dhe aleatët e tij në shtetet tjera edhe me pozicionin e tij për armët bërthamore”, tha Haradinaj.
Tutje theksoi se bota demokratike tashmë e di se agresorët si Millosheviqi dhe Putini janë kundër vlerave tona të përbashkëta dhe të njëjtit i humbin luftërat.
Lideri i AAK-së, sërish ka kërkuar kthimin e projektit amerikan të gazsjellësit.
“Vitin e kaluar kam theksuar se Kosova nuk mund të pres pafundësisht për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, veçanërisht në Aleancën Veri atlantike. Me urgjencë duhet të kthehet projekti i gazsjellësit amerikan, të përfundojë Strategjia Nacionale e Mbrojtjes si dhe të procedohet në Kuvend, ligji për Fondin për Mbrojtje (donacionet për Ushtrinë e Kosovës)”, tha ai.
Të gjitha këto, sipas Haradinajt, krahas anëtarësimit tonë në NATO, do të krijojnë një realitet të ri të sigurisë në rajon dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit.
Në fund tha se do të kërkojë debat parlamentar lidhur me situatën në Kosovë.
“Për këto arsye do të kërkoj debat parlamentar rreth situatës së sigurisë në vend. Kjo situatë nuk duhet ta gjejë në gjumë qeverinë aktuale, por e njëjta duhet të angazhohet që këtë situatë ta shfrytëzojë sa më mirë, në dobi të Kosovës dhe qytetarëve”, shkroi Haradinaj.
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëb...