Zëvendësministri i Brendshëm i Ukrainës, Evgeny Yenin tha se bisedimet midis delegacionit ukrainas dhe atij rus do të zhvillohen të hënën në mëngjes me orën lokale.
Zyra e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky tha se presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko e ka telefonuar presidentin ukrainas të dielën, raporton cnn transmeton arbresh.info
“Ata kanë rënë dakord që delegacioni ukrainas do të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripyat”, tha zyra e tij.
Zelensky ka njoftuar edhe vetë se ka biseduar në telefon me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenkon, aleatin e presidentit rus, Vladimir Putin.
“Rezultati i bisedës me Aleksandër Lukashenkon. Kemi rënë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me rus pa kushte paraprake në kufirin ukraino-bjellorus, në zonën e lumit Pripyat”, shkroi Zelensky në Facebook.
Presidenti ukrainas tha se Lukashenko ka marrë përgjegjësi se avionët, helikopterët dhe raketat e vendosura në territorin bjellorus do të mbeten në tokë përgjatë nisjes, negociatave dhe kthimit të delegacionit ukrainas në vend.
Rusia u kishte dhënë zyrtarëve ukrainas afat kohor deri në orën 15:00për të vendosur nëse do të takohen për bisedime në Bjellorusi.
Zelensky tha se do të ishte i gatshëm të zhvillonte bisedime me Rusinë, por hodhi poshtë propozimin e palës ruse për një takim që do të mbahej në Bjellorusi.
Bjellorusia është aleat i Rusisë dhe ka luajtur rol kyç në pushtimin rus të Ukrainës. Trupat ruse pushtuan kufirin e Ukrainës me Bjellorusinë me mbështetjen e qeverisë bjelloruse, sipas zyrtarëve ukrainas./arbresh.info/
Haradinaj përcjell ndeshjen Kosovë-Letoni: Të gjithë sonte m...
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për t...
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është ...
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari