Google ADS

Greqia prish raportet me Rusinë, i dhuron municione Ukrainës

15:45 | 27 Shkurt 2022
KRG

Kriza Rusi-Ukrainë është tema kryesore në mbarë botën ditëve të fundit.

Shumë shtete të cilat janë pjesë e BE-së, tashmë i kanë vendosur sanksione të fuqishme Rusisë.

Ndërsa Greqia, njëra ndër pjesëtarët e BE-së, e cila kishte raport shumë të mira me shtetin e Rusisë, sot ka nisur dy avionë të transportit ushtarak, të ngarkuar me pajisje mbrojtëse, raketahedhëse portative, municion dhe kallashnikovë n ë drejtim të Ukrainës.

“The Guardian” ka bërë të ditur se pajisjet luftarake do të hyjnë në Ukrainë përmes shtetit të Polonisë, përcjell arbresh.info.

Kurse, bëhet e ditur  së zëvendësi i Mbrojtës i Athinës, Nikos Hardalias, do ta vëzhgojë dërgimin e ndihma në drejtim të Ukrainës.

Poashtu bëhet e ditur se në ditët në vijim do të dërgohet edhe dy transportues mallrash  te mbushura me municione të cilat poashtu do të hyjnë në Ukrainë përmes shtetit të Polonisë.

Ndihma vjen në mes të një mosmarrëveshjeje midis Rusisë dhe Greqisë në lidhje me qëndrimin e Athinës mbi Ukrainën. Pavarësisht se dy kombet ortodokse kanë lidhje tradicionalisht të forta, kulturore dhe politike, Greqia ka qëndruar fort me partnerët e saj të BE-së dhe NATO-s gjatë gjithë krizës dhe u ka dhënë forcave amerikane akses të papenguar në katër baza ushtarake në të gjithë vendin.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis e ka denoncuar pushtimin e Moskës si shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe ka bërë thirrje që dhuna t’i jepet fund.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis e ka denoncuar pushtimin e Moskës si shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe ka bërë thirrje që dhuna t’i jepet fund.

Rusia përveç konfliktit me Ukrainën, gjatë kohës kur ka ndërhyre në shtetin Ukrainës, ka vrarë mbi 120 mijë grekë të cilët ishin duke jetuar në Ukrainën juglindore.

Andaj shteti grek pas kësaj ndërhyrje nga ana e Rusisë, ka filluar prishjen e raporteve edhe pse gjithmonë kanë pasur lidhje të forta me shtetin rus. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme