Google ADS

SHBA e quan lëvizjen bërthamore të Putinit “krejtësisht të papranueshme”

15:33 | 27 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i janë përgjigjur urdhërit të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin për vendosjen e forcave bërthamore të Rusisë në një gjendje gatishmërie “të veçantë”, shkruan BBC, transmeton arbresh.info.

Lëvizja e bën më të lehtë lëshimin e armëve – por korrespodenti i CNN, Gordon Corera tha se kjo ishte një mënyrë që Rusia t’i dërgonte një paralajmërin NATO-s, në vend që të sinjalizonte një qëllim për t’i përdorur ato.

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Lind Thomas-Greenfield, e quajti lëvizjen “të papranueshme” në një intervistë për CBS News.

“Kjo do të thotë se presidenti Putin po vazhdon të përshkallëzojë këtë luftë në një mënyrë që është krejtësisht e papranueshme dhe ne duhet të vazhdojmë t’i frenojmë veprimet e tij në mënyrën më të fortë të mundshme”, tha ajo./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme