Google ADS

Bersant Celina:”Do të strehojë një familje ukrainase në nevojë”

13:21 | 27 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Mesfushori sulmues i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina i ka ofruar strehim ukrainasve.

Përmes një postimi në “Twitter”, Celina ka shprehur gatishmëri për të strehuar një familje në nevojë.

“Si një ish refugjat, unë do të vë në dispozicion një apartament për autoritetet norvegjeze. Do të strehoj një familje ukrainase në nevojë”, shkroi ai.

Afro 120 mijë persona deri më tani janë larguar nga Ukraina në Poloni dhe vende të tjera fqinje pas operacionit ushtarak rus.

Ndryshe, Celina po shkëlqen me klubin e Ipswich, ai ka pesë gola dhe katër asistime në këtë kampionat me fanellën e Ipswichin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme