Google ADS

Gjendja e pacientëve me COVID në QKUK dhe spitale

11:37 | 27 Shkurt 2022
A Z

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme në trajtim mjekësor janë 67 pacientë, prej tyre, 59 janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 8 të tjerë të negativizuar.

Me oksigjeno-terapi 48 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 8 pacientë, 6 në Klinikë Infektive dhe 2 në spitalet e përgjithshme.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 29 pacientë

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 6 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë

Spitali i Prizrenit, 6 pacientë

Spitali i Pejës, 2 pacientë

Spitali i Gjilanit, 8 pacientë

Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 1 pacient

Spitali i Ferizajt, 6 pacientë./arbresh.info/

Të ngjashme