Google ADS

Putin suspendohet nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos

10:39 | 27 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka pezulluar Vladimir Putin si president nderi dhe ambasador, shkruan BBC, transmeton arbresh.info.

Presidenti rus posedon një rrip të zi në këtë sport.

Vendimi është një nga sërë sanksionesh sportive të shpallura ditët e fundit.

Çmimi i madh i Rusisë në Formula 1, që do të zhvillohej në Sochi në shtator, është anuluar.

Në fillim të javës u njoftuar se finalja e Ligës së Kampionëve 2022 do të zhvillohet në Paris, pasi ishte planifikuar të luhej në Shën Petersburg./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme