Rusia thotë se një delegacion ka mbërritur në Bjellorusi – gjoja për bisedime me Ukrainën, shkruan BBC, transmeton arbresh.info.
Por, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka refuzuar ofertën, duke thënë se bisedimet në Minsk mund të ishin të mundshme nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën nga territori Bjellorus.
“Nëse nuk do të kishte pasur veprime agresive nga territori juaj, ne mund të bisedonim në Minsk, qytetet tjera mund të përdoren si vend për bisedime”, tha ai.
“Sigurisht që ne duam paqe, duam të takohemi, duam që lufta të përfundojë. Varshavë, Bratislavë, Budapest, Stamboll, Baku – ua kemi ofruar rusëve”.
“Çdo qytet tjetër do të na përshtatet gjithashtu – në një vend, nga territori i të cilit nuk lëshohet raketa ndaj ndesh. Vetëm kështu negociatat mund të jenë të ndershme dhe mund t’i japin fund luftës”, përfundoi ai./arbresh.info
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...