Guvernatori i Sumyt, Dmitry Zhivitsky thotë se të paktën gjashtë ukrainas, përfshirë një vajzë shtatëvjeçare, kanë vdekur si pasojë e një sulmi në rus në qytetin verilindor të Okhtyrka.
Objektivat e sulmit ishin një kopsht fëmijësh dhe një jetimore, transmeton portal arbresh.info
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka pretenduar se janë kryer “krime lufte” dhe ka bërë thirrje për një hetim mbi incidentin nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.
Kryetari i bashkisë së qytetit Pavlo Kuzmenko tha se 55 persona u plagosën gjatë bombardimeve të së shtunës.
Kuzmenko tha se disa shtëpive në qytet u ishte ndërprerë ngrohja dhe kishte disa tubacione gazi të shkatërruara, megjithëse rrjedhja e gazit është ndalur. “Si të na ndihmoni? Lutuni. Dhe ne kemi nevojë për benzinë. Aktualisht, Okhtyrka ka nevojë të madhe për karburant për automjetet komunale, veçanërisht për benzinë dhe gaz”, shkroi ai në Facebook./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...