Google ADS

Ukraina do të përforcohet në armatim

01:29 | 27 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Ndërsa ukrainasit ndodhen në një natë tjetër të vështirë mes pushtimit të Rusisë, aleatët perëndimorë janë zotuar të dërgojnë armë shtesë për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës, transmeton portal arbresh.info

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se do të dërgojë 350 milionë dollarë armë, duke përfshirë raketat antitank Javelin, sistemet kundërajrore dhe parzmoret e trupit.

Qeveria gjermane tha se do të furnizonte Ukrainën me 1000 granatahedhës antitank dhe 500 raketa tokë-ajër Stinger në mënyrë emergjente.

Holandezët njoftuan vendosjen e 50 armëve antitank Panzerfaust-3 dhe 400 raketa.

Të dy vendet thuhet gjithashtu se po shqyrtojnë dërgimin e një sistemi të përbashkët të mbrojtjes ajrore Patriot në një grup luftarak të NATO-s në Sllovaki.

Më herët, NATO filloi të vendoste më shumë nga forcat e saj në Europën Lindore “për t’iu përgjigjur shpejt çdo rasti”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme