Në një intervistë të fundit, Presidenti amerikan, Joe Biden, ka komentuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia dhe ka deklaruar se Rusia do të përballet me sanksionet më të fuqishme në histori.
Duke folur për gazetarin Brian Cohen, Biden tha se sanksionet me të cilat Rusia është përballur në të kaluarën nuk mund të krahasohen me sanksionet që do të vijnë, tranmsmeton portal arbresh.info
“Asnjë nga sanksionet nuk e ka fuqinë sikuse këto. Tani unë kam dy opsione. Të fillojmë Luftën e Tretë Botërore, ose të bëjmë Rusinë të paguajë çmimin ekonomik për atë që po bën. Asnjë sanksion nuk mund të hyjë në fuqi menjëherë, por unë mendoj se këto janë sanksionet më të forta në histori”, tha Biden.
Gjithashtu, Biden tha se Putini nuk priste një përgjigje të unifikuar të aleatëve ndaj luftës në Ukrainë.
“NATO nuk është e vetmja aleancë e bashkuar. Shihni se çfarë po ndodh në Finlandë, Suedi dhe vende të tjera. Putini ka prodhuar gjithçka në kundërshtim me atë që synonte. Ne duhet të mbajmë lidhjet e forta me aleatët tanë. Ndërkohë, ne do të vazhdojmë të dërgojmë ushtri dhe ndihmë financiare për Ukrainën”, shtoi ai.
Në fund të bisedimeve për Ukrainën, Biden tha se bota është në një moment vendimtar.
“Çdo brez i tretë, i katërt ose i pestë në botë ndjen ndryshime thelbësore. Për shembull, në 10 vitet e ardhshme do të shihni më shumë ndryshime se në 50 vitet e fundit. Presidenti kinez Xi Jinping beson se ndryshimi po ndodh kaq shpejt saqë sistemet demokratike mund të mos kenë kohë për të arritur një konsesus dhe kjo të do të krijojë më shumë autoktarë”, shtoi ai./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...