Nuk është koha për të pritur, thirrja e Klitschkos për Perëndimin

23:54 | 26 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Ndërsa Ukraina po shkonte në një tjetër natë të vështirë, legjenda e boksit Vladimir Klitschko i bëri një thirrje komunitetit ndërkombëtar për t’i dhënë fund “luftës që Rusia ka nisur”.

“Nuk është koha për pritur, sepse kjo do të dërgojë në një katastrofë humanitare”, tha ai në një video të postuar në Twitter dhe në Instagram, transmeton portal arbresh.info

“Duhet të veproni tani për të ndaluar agresionin rus.”

Vëllai i tij Vitali Klitschko është kryebashkiak i kryeqytetit Kiev, ku është vendosur një shtetrrethimi që zgjat deri të hënën në mëngjes. Njerëzit atje presin një sulm të afërt rus./arbresh.info/

https://twitter.com/Klitschko/status/1497559780285689860?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1497559780285689860%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.bbc.co.uk%2Fnews%2Flive%2Fworld-europe-60517447

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme