Masat e reja financiare të sapo shpallura nga BE, SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe të tjerët që synojnë Rusinë do të plotësohen nga një task forcë transatlantike, sipas deklaratës së përbashkët, raporton BBC, transmeton arbresh.info.
Kjo përpjekje “do të sigurojë zbatimin efektiv të sanksioneve tona financiare” duke identifikuar dhe ngrirë pasuritë e individëve dhe organizatave të sanksionuara, thonë ata.
Grupi thotë se do të punojë gjithashtu me qeveritë e tjera për t’u “mohuar këtyre individëve aftësinë për të fshehur pasuritë e tyre në juridiksione anembanë botës”.
Vendet perëndimore kanë vendosur tashmë sanksione ndaj disa institucioneve, zyrtarëve dhe elitave kryesore ruse, duke përfshirë edhe vetë presidentin Vladimir Putin.
“Ne qëndrojmë me popullin ukrainas në këtë orë të errët”, përfundon deklarata./arbresh.info/
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...