SHBA, Britania dhe BE bien dakord për të shkëputur bankat ruse nga sistemi Swift

23:22 | 26 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen ka njoftuar se BE-ja, Britania e Madhe dhe SHBA-ja janë zotuar të ndërpresin disa banka ruse nga sistemi ndërkombëtar.

Në një konferencë shtypi, ajo tha se ushtria ruse po kryen “veprime barbare” në Ukrainë vetëm disa dhjetëra kilometra larg kufirit lindor të BE-së.

Vendimit për ndalimin e Swift i është bashkuar edhe Gjermania, Italia dhe Franca.

Swift është arteria financiare globale që lejon transferimin e qetë dhe të shpejtë të parave përtej kufijve./Reuters/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme