Qeveria: Nuk ka nevojë për panik, Kosova ka rezerva të mjaftueshme shtetërore

17:30 | 26 Shkurt 2022
S D

Ministrja e Tregtisë dhe Ndërmarrësish, Rozeta Hajdari, ka dalë në konferencë për media për të siguruar qytetarët se ka mjaftueshëm rezerva të grurit

“Në kontakt të vazhdueshëm më kultivuesit e grurit, të cilët na sigurojnë se për 3 deri në 6 muaj nuk ka pse të brengosemi për mungesë të miellit”, tha Hajdari në konferencën e përbashkët me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

“Na thanë se nuk kemi nevojë për panik. Ju sigurojmë se kemi rezerva me grurë dhe mallra dhe nuk ka nevojë për panik”, shtoi tutje ministrja.

“Kemi vendet mike që sigurojnë Kosovën se do të ndihmojnë me rezerva nëse ka nevojë”.

Tutje ministrja tregoi se kur mund të shfrytëzohen rezervat, njofton Klankosova.tv.

“Rezerva shtetërore shfrytëzohen për furnizim kur kemi luftë apo rrezik nga lufta, katastrofa tekniko ekologjike”, u shpreh ministrja.

“Në vazhdën e sigurisë së mallrave ne do të analizojmë të gjitha mundësitë për të mbrojtur tregun tonë dhe po marrim të gjitha veprimet sipas legjislacionit në fuqi”.

“Kemi kërkuar mjete shtesë nga ministri i Financave për të siguruar rezerva shtesë në rast të ndonjë krize”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme