Google ADS

Rusia bllokon Twitterin në territorin e saj

16:42 | 26 Shkurt 2022
S D

Rusia ka ndaluar qasjen në rrjetin social Twitter, pasi videot dhe imazhet dramatike të pushtimit dhe vuajtjeve që shteti ka shkaktuar janë bërë virale.

Qasja në Twitter, ku shumë imazhe të tilla shpërndahen, është bllokuar për përdoruesit në Rusi, ka thënë kompania e lidhjes së internetit NetBlocks.

Shërbimet filluan të ndërpriten të shtunën në mëngjes në shumë ofrues, raporton BBC.

Autoritetet ruse dhe platformat e mediave sociale janë përplasur për rregullat e platformës në lidhje me konfliktin me Ukrainën.

“Kufizimi i Twitter nga Rusia do të kufizojë ndjeshëm rrjedhën e lirë të informacionit në një kohë krize kur publikua ka më shumë nevojë të qëndrojë i informuar”, tha drejtori i NetBlocks, Alp Toker.

Një numër i rusëve të njohur kanë folur kundër pushtimit të vendit të tyre ndaj fqinjit të tij.

Mes tyre është ylli i tenisit, Andrey Rublev, i cili bëri thirrje për paqe./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme