NATO thotë se lufta që ka nisur Rusia në Ukrainë do t’i kushtoj shumë shtetit rus, i cili do të paguajë çmim për vite me radhë.
Kështu ka shkruar në Twitter, zëdhënësja e Aleancës Veri-Atlantikeka, Oana Lungescu.
Ajo thotë se vendimi i Presidentit Putin që të vazhdojë agresionin kundër Ukrainës është gabim i tmerrshëm, gabim për të cilin sipas saj, Rusia do e paguajë gjatë, shkruan arbresh.info.
“Vendimi i Presidentit Putin që të vazhdojë agresionin kundër #Ukrainës është gabim i tmerrshëm për të cilin #Rusia do të paguajë çmim të rëndë për vitet në vijim”, ka deklaruar ajo.
President Putin’s decision to pursue his aggression against #Ukraine is a terrible mistake for which #Russia will pay a severe price for years to come.
We call on Russia to stop this senseless war.@jensstoltenberg @NATO #StopWar #StandWithUkraine pic.twitter.com/Rc8ZtIl5PE
— Oana Lungescu (@NATOpress) February 26, 2022
“Në të njëjtën kohë, populli rus duhet të dijë se kjo luftë nuk do ta bëjë #Rusinë më të sigurt. Kjo nuk do ta bëjë Rusinë më të respektuarën në botë. Nuk do të çojë në një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj”, ka shkruar më tej Lungescu.
NATO, për herë të parë në histori të Aleancës që nga themelimi, ka aktivizuar Forcat e Reagimit ditën e djeshme. Ky njësit besohet të ketë 40 mijë ushtarë.
Mbahet sot seanca fillestare për sulmin terrorist në Banjskë
Moti sot i vranët me riga shiu e shkarkime rrufesh
Regjistrohet rasti i pestë me ethet e Nilit Perëndimor në Ma...
KQZ: 4417 aplikime për t’u regjistruar si votues jashtë Koso...
Como arrin fitoren e parë në Serie A ndaj një kundërshtari t...
Zgjidhni problemin me zbokthin me një veprim