Google ADS

Ukrainë/ Zyra e Zelenskyt thotë se ushtria ruse ka ngecur në 24 orët e fundit

10:24 | 26 Shkurt 2022
V. S.

Mykhailo Podoliak nga zyra e presidentit të Ukrainës ka thënë se ushtria e Rusisë s’ka bërë kurrfarë përparimi operacional apo taktik në 24 orët e fundit, gjë që sipas tij tregon se Ukraina po e fiton luftën.

Kjo është bërë e ditur, përmes faqen zyrtare të Presidencës së Ukrainës në twitter.

“Forcat e Armatosura të Federatës Ruse nuk kanë fituar asnjë avantazh operacional dhe taktik gjatë 24 orëve të fundit, gjë që tregon se Ukraina po fiton. Kështu deklaroi këshilltari i kreut të Zyrës së Presidentit Mykhailo Podoliak”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme