Google ADS

Kina me deklaratë të re rreth luftës së Rusisë ndaj Ukrainës

10:04 | 26 Shkurt 2022
L G

Një ndër aleatët kryesor të Rusisë në politikën ndërkombëtare, Kina, ka dhënë një qëndrim të dytë rreth luftës së Rusisë ndaj Ukrainës.

Ndërsa luftimet në Kiev u intensifikuan të shtunën, një diplomat i lartë kinez mbrojti qëndrimin e mbajtur para kohësh nga shteti i tij.

Ai tha se Kina beson me vendosmëri se sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet të ruhet, shkruan CNN, transmeton arbresh.info

“Kina beson me vendosmëri se sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet të respektohen dhe mbrohen dhe qëllimet dhe parimet e (Kartës së OKB-së) të respektohen me seriozitet të vërtetë. Ky pozicion i Kinës është konsistent dhe i qartë dhe vlen njëlloj për Çështjen e Ukrainës”, shkroi Liu Xiaoming, përfaqësuesi special i qeverisë kineze për çështjet e gadishullit Korean.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme