Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve policor në pikën kufitare “Veriu”.
Rekomandimi për suspendimin e tyre, sipas IPK-së ka ardhur pasi katër zyrtarët policorë dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, shkruan arbresh.info.
“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e katër zyrtarëve policorë që të gjithë punonjës në policinë kufitare në Drejtorinë Rajonale Kufitare “Veriu”.Ndaj zyrtarëve policorë është duke u zhvilluar procedurë hetimore paraprake me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar””, njofton IPK.
Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast./arbresh.info/
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...