Kira Rudik, një anëtare e parlamentit ukrainas, u fotografua duke mbajtur një pushkë dhe ajo tha për CNN se gratë do të mbrojnë vendin ashtu si burrat.
“Një ditë kupton se ata po vijnë dhe më pas duhet të bësh diçka. Pastaj merr pushkën dhe mëson ta përdorësh,” tha ajo, transmeton portal arbresh.info
Rudik ka postuar një foto në Tëitter dhe ka shkruar: “Unë po mësoj të përdor kallashnikovin dhe po përgatitem të mbaj një armë. Kjo më tingëllon surreale sepse para disa ditësh nuk do të më kishte shkuar fare në mendje. Gratë tona do të mbrojnë vendin në të njëjtën mënyrë si burrat tanë”.
Ajo dhe familja e saj aktualisht janë duke u strehuar për të shpëtuar nga sulmet e forcave ruse.
“Ne po luftojmë ashpër. Putini ka nënvlerësuar gatishmërinë e ushtrisë sonë. Ne kemi bërë rezistencë të fortë në çdo hap. Njerëzit po armatosen. Ne do të luftojmë për çdo pëllëmbë të tokës sonë. Ne nuk po largohemi sepse ky është qyteti ynë. Ky është vendi ynë”, tha ajo./arbresh.info/
https://twitter.com/kiraincongress/status/1497264543428448260?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1497264543428448260%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.klix.ba%2Fvijesti%2Fsvijet%2Fukrajinska-parlamentarka-se-fotografisala-drzeci-pusku-zene-ce-braniti-zemlju-isto-kao-muskarci%2F220226003
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...
Aksident me vdekje në Durrës
Një grua raporton në polici rrëmbimin e djalit të saj për nj...
Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Gjakovë