Japonia po shqyrton sanksionet ekonomike kundër Bjellorusisë

07:08 | 26 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Japonia po shqyrton vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj Bjellorusisë, në përputhje me Shtetet e Bashkuara, për mbështetjen e pushtimit rus të Ukrainës, i thanë Reuters të shtunën dy zyrtarë qeveritarë me njohuri për këtë çështje.

Nuk ishte menjëherë e qartë se cilët individë apo subjekte do të shënjestroheshin nga këto sanksione.

Zyrtarët i thanë Reuters se Tokio do të koordinohet me vendet e tjera të G7, transmeton portal arbresh.info

Japonia ka njoftuar sanksione ndaj Rusisë për pushtimin, pasi i cilëson lëvizjet e Moskës një shkelje të papranueshme të sovranitetit të Ukrainës dhe ligjit ndërkombëtar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme