Agjencitë e ndihmës së OKB-së po parashikojnë që deri në pesë milionë ukrainas mund të ikin në vendi i tyre.
Të paktën 100 mijë njerëz janë zhvendosur që nga fillimi i pushtimit rus, thotë agjencia e OKB-së për refugjatët. Rreth gjysma e tyre u larguan në 48 orët e fundit, transmeton portal arbresh.info
Polonia, Moldavia, Rumania, Hungaria dhe Sllovakia kanë raportuar se kufijtë e tyre janë të hapur për shtetasit e Ukrainës.
Autoritetet polake thonë se 35,000 njerëz kanë hyrë në Poloni që nga e enjtja pasi janë krijuar radhë të gjata pranë pikave kufitare.
Polonia ka thënë se është e gatshme të marrë deri në një milion refugjatë ukrainas. OKB-ja ka paralajmëruar se gati trefishi i këtij numri mund të shkojë vetëm në Poloni në ditët në vijim./arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...