SHBA vendos sanksione ndaj Putinit dhe Lavrovit

01:03 | 26 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Thesari amerikan ka vendosur sanksione ndaj Vladimir Putin dhe Ministrit të Punëve të Jashtme Sergei Lavrov.

“Shtetet e Bashkuara, në koordinim me aleatët dhe partnerët, vazhduan t’i përgjigjen me forcë pushtimit të pajustifikuar, të paprovokuar dhe të paracaktuar të Ukrainës nga Rusia,” tha departamenti në një deklaratë.

“Nëse është e nevojshme, ne jemi të përgatitur të imponojmë sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë për sjelljen e saj të tmerrshme në skenën botërore”, tha sekretarja e thesarit Janet Yellen./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme