Google ADS

Arnold Schwarzenegger lutet për vëllezërit Klitschko: Ju ishit dhe jeni heronjtë e mi

00:49 | 26 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Vëllezërit Vitali dhe Wladimiir Klitschko po marrin mbështetje nga mbarë bota.

Ata po lavdërohen për trimërinë e tyre pasi vendosën t’i kapin armët dhe ta luftojnë agresorin serb, i cili po mundohet ta pushtojë Ukrainën.

Ish-kampionët e botës janë të gatshëm për të luftuar në kryeqytetin, Kiev, teksa rusët janë afruar tej mase vendndodhjes së tyre.

Dhe në mbështetje të ukrainasve, e në veçanti të vëllezërve Klitschko ka dalë aktori i njohur i filmave aksion, Arnold Schwarzenegger.

https://twitter.com/Schwarzenegger/status/1497064469658173442?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1497064469658173442%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Farnold-schwarzenegger-lutet-per-vellezerit-klitschko-ju-ishit-dhe-jeni-heronjte-e-mi%2F

“Jam duke menduar për ju, miqtë e mi. Ju ishit heronjtë e mi në ring dhe jeni heronjtë e mi edhe tash”, ka shkruar aktori në “Tëitter”.

Ai lutet që vëllezërve Klitschko të mos ju ndodhë më e keqja edhe pse ata kanë thënë se janë të gatshëm të vdesin për atdheun e tyre.

Ish-kampionët e botës i kanë lënë të gjitha privilegjet dhe pasurinë që e kanë, për t’ju dalë në ndihmë bashkëkombësve të tyre, të cilët po luftohen padrejtësisht nga rusët./expres/

Të ngjashme