Pioli shpërthen pas ndeshjes: E pabesueshme që VAR-i nuk e pa se lojtari i Udineses shënoi me dorë

23:56 | 25 Shkurt 2022
L G

Milani nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 me Udinesen në kuadër të xhiros së 27-të në Serie A.

Rossonerët kaluan të parët në epërsi me golin e Rafael Leaos, por në pjesën e dytë mysafirët barazuan për tu larguar me një pikë nga San Siro.

Mbrojtësi i mysafirëve Destiny Udogie shënoi në minutën e 67-të, edhe pse topi kishte kontakt me dorën e tij, por që nuk u pa nga VAR-i.

Pas ndeshjes trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka folur për golin e mysafirëve, duke thënë se është e vështirë që sështë parë ky episod as nga VAR-i.


“Nuk është një episod i dyshimtë, lojtari i Udineses shënon gol me dorë. Ndoshta gjyqtari nuk e ka parë sepse kishte shumë lojtarë përpara, por që të mos ta ketë parë as VAR-i më duket e vështirë”.

“Është një gabim i rëndë, që ndikoi në rezultatin final të sfidës. Është e vërtetë që nuk bëmë një ndeshje të jashtëzakonshme, por gabimet janë të dukshme dhe për më tepër ka pasur vetëm 45 minuta lojë efektive”, tha Pioli.

“Kjo nuk është e mundur në futbollin modern. Ai që drejton garën mban përgjegjësi. Tani mendojmë që të bëjmë më mirë, sepse i kemi mundësitë”, u shpreh trajneri italian.

Përkundër barazimit me Udinesen, Milani vazhdon kryesimin në Serie A me 57 pikë, dy më shumë se Interi që ka një ndeshje më pak.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme