Të premten janë takuar për herë të pestë dy delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë për marrëveshjen për targat
Takimi i tyre është mbajtur në Bruksel me ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, shkruan arbresh.info.
Lajçak, ka njoftuar se ekspertët e të dyja palëve kanë avancuar për të kuptuar më mirë të gjitha opsionet ekzistuese që u janë paraqitur.
“Sot në Bruksel është mbajtur takimi i 5-të i grupeve punuese për targa me ekspertë nga Kosova dhe Serbia. Ekspertët kanë avancuar për të kuptuar më mirë të gjitha opsionet ekzistuese që u janë paraqitur. I inkurajoj ata që të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive”, ka shkruar Lajçak në Twitter./arbresh.info
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?