Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur konferencë për shtyp pas Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s.
Rama tha se situata është kritike dhe se nga ora në orë mund të ndodh që lidershqipi ukrainas të vritet.
Ai tha se duhet të shikohet se si sillen vendet aleate të BE dhe SHBA-së me vendet që janë neutrale ose me dy këndvështrime rreth situatës mes Rusisë dhe Ukrainës, shkruan arbresh.info.
“Sot jemi në kushtet kur nga ora në orë, mos e dhëntë zoti, por mund të ndodh që të shikojmë lidershipin e zgjedhur demokratisht Ukrainës të vrarë, ose të marrë pengë. Mund të shikojmë vendosjen e një qeverie kukull atje, mund të shikojmë një vend që kalon në një botë tjetër komplet, duke u kontrolluar ushtarakisht. Ndërkohë që nga ana tjetër, ka filluar vendosja e sanksioneve dhe do duhet të shikojmë dinamikat dhe si do të sillen vendet e aleancës, BE, SHBA me venet tjera që janë neutrale ose me dy këndvështrime, e kështu me radhë”, u shpreh Rama./arbresh.info/
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...