Kjo është shuma që pritet të humb Shën Petersburgu si pasojë e zhvendosjes së finales së Ligës së Kampionëve në Paris

21:43 | 25 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Lufta në Ukrainë e ka lënë Shën Petersburgun pa finalen e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, e cila është zhvendosur në Francë nga UEFA.

Lëvizja e finales më të madhe të futbollit në nivel klubesh do t’i kushtojë qytetit, ku ka lindur presidenti rus, Vladimir Putin, me humbje nga 60 deri në 70 milionë euro.

Vendimi i Komitetit Ekzekutiv të UEFA- s për të zhvendosur finalen nga “Gazprom Arena” në “Stade de France” në Paris është për shkak të përshkallëzimit serioz të situatës së sigurisë.

Kjo është një goditje e madhe ekonomike për Shën Petersburgun, i cili po përgatitej të priste finalen e parë të Ligës së Kampionëve pas pandemisë.

E fundit e luajtur në rrethana normale, finalja e 2019-s në Madrid, i solli kryeqytetit spanjoll 63 milionë euro fitime.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme